Kosovë

Nis ndërtimi i Zyrës së punësimit në Gjakovë

Nis ndërtimi i Zyrës së punësimit në Gjakovë
 

Ka nisur ndërtimi i Zyrës së punësimit në Gjakovë. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Financave.

Gjatë kësaj ceremonie zëvendësministri Ilir Kapiti ka theksuar se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka të përcaktuara objektivat strategjike të cilat mbulojnë shumë segmente, mirëpo një ndër prioritetet më të rëndësishme është punësimi dhe aftësimi profesional i të rinjëve në Kosovë dhe përgatitja e tyre për tregun e punës.