Kosovë

Prizreni vlon pas iftarit përkundër pandemisë

Prizreni vlon pas iftarit përkundër pandemisë
Foto: Gjeni Imami / Facebook
 

Pavarësisht shifrave alarmante me COVID-19 që po regjistrohen në Kosovë dhe thirrjeve të vazhdueshme për distancë sociale e shmangie të kontakteve, një gjë e tillë s’u bën përshtypje qytetarëve në Prizren.

Një qytetar ka publikuar të enjten në mbrëmje një fotografi në të cilën shihet se qyteti i Prizrenit vlon nga njerëzit, pas iftarit. Aty shihen shumë qytetarë afër njëri-tjetrit e disa prej tyre edhe pa maska. Krejt kjo në një kohë kur gastronomia është e mbyllur dhe do të duhej të funksiononte vetëm me shërbimin “merr me vete”.