Kosovë

​Nagavci: Harmonizimi i arsimit me kërkesat e tregut të punës, prioritet i Qeverisë

 

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se avancimi i sektorit profesional të arsimit në Kosovë është pika kyçe ku Qeveria e Luksemburgut do ta ofrojë mbështetjen e saj.

Ajo ka njoftuar se sot në një takim me shefen e zyrës së Luksemburgut, Natacha Gomes u pajtuan që të vazhdojë bashkëpunimi në këtë pjesë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik.