Kosovë

Nesër nis mësimi alternativ për mbi 400 nxënës të Kamenicës, Kastrati: Nuk tërhiqem nga reforma

Nesër nis mësimi alternativ për mbi 400 nxënës të Kamenicës, Kastrati: Nuk tërhiqem nga reforma
 

Vendimin e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, për të organizuar mësimin alternativ të përshpejtuar për 441 nxënësit e fshatrave të Kamenicës, kryetari i kësaj komune Qëndron Kastrati, po e quan “sjellje të papërgjegjshme dhe tendencioze” që të pengon reformën e nisur në arsim.

Komuna e Kamenicës ndërmori një sërë veprimesh ku u bë mbyllja dhe fuzionomi i disa shkollave në disa fshatra të Kamenicës për shkak të numrit të ulët të nxënësve. Një gjë e tillë ishte kundërshtuar nga nxënës, prindër e mësimdhënës të cilët patën organizuar edhe protesta e greva.