Kosovë

Emrat e vendosur në rrugët e Podujevës kishin lënë shumë të pakënaqur

 

Tabela e rrugës me emrin e ri “Pusi i Zanës” i vendosur në vitin 2016 nuk ka qëndruar gjatë në një lagje të fshatit Bajçinë të Podujevës.

Banorët këtu e kishin hequr menjëherë atë, pasi frikësoheshin se mund t’u zyrtarizohej ky “epitet”, që në popull përdoret edhe kur e mallkon dikë ose e përçmon dikë “si i mjerë”.