Kosovë

Banorët e Resinocit ankohen se s’u paguan për parcelat, paralajmërojnë protesta

 

Tash e 16 vjet, banorët e Resinocit në Lipjan nuk janë paguar për parcelat e tyre, mbi të cilat është ndërtuar rruga që e lidh Komoranin e Drenasit me Carralevën e Shtimes.

Ata tregojnë se gjatë kësaj kohe, kanë dorëzuar dhjetëra kërkesa dhe kanë mbajtur takime me zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës, por pa efekt.