Kosovë

37 pacientë me koronavirus po trajtohen në Spitalin e Pejës

Foto: KOHA
 

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 37 pacientë të infektuar me koronavirus, ku 24 prej tyre janë në oksigjenoterapi, 2 në CPAP dhe 9 në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Spitali njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 3 pacientë. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të enjten ka njoftuar se në Pejë janë regjistruar 3 raste të reja me COVID-19.