Kosovë

Jostabiliteti politik pamundësoi Zonën Ekonomike Amerikane në Gjakovë

 

(Kosovapress) Ndërrimi i shpeshtë i pushtetit ka bërë që Zona e veçantë Ekonomike Amerikane në Gjakovë të mbetet pas dore, ndonëse vendimi për formimin e saj ishte marrë në vitin 2018.

Nga Komuna e Gjakovës dhe nga Oda Ekonomike Amerikane thonë se ishte mungesa e stabilitetit politik shkaktari kryesor i mosfunksionalizimit të kësaj zone.