Kosovë

Mbyllet për qarkullim rruga Gerlicë e Epërme-Shtërpcë-Brezovicë

Foto: Ilustrim
 

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar se janë duke vijuar punimet në rrugën Gërlicë e Epërme-Shtërpcë-Brezovicë, në përfundimin e shtresës qarkulluese të segmentit nga ura në fshatin Firajë.

Punimet do të zhvillohen gjatë së hënës nga ora 14:00 deri në 20:00 dhe të martën 08:00-20:00, me ç’rast gjatë kësaj periudhe do të jetë e mbyllur për qarkullim.