Kosovë

Prezantohet projekti për ndërtimin e sheshit dhe shtatores së presidentit Joe Biden

 

Një iniciativë e komunitetit të biznesit në bashkëpunim me OJQ “Avonet” në Ferizaj përmes një ceremonie solemne ka prezantuar projektin për ndërtimin e sheshit dhe shtatores së presidentit të Amerikës, Joe Biden.

Ky projekt me mbështetje nga komuniteti i biznesit pritet të realizohet afër kampit “Bondstel”, si shenjë falënderimi për mbështetjen e SHBA-së gjatë luftës në Kosovë.