Kosovë

Sami Lushtaku, kandidat i PDK-së për Skenderajn

FOTO: KOHA
 

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Skenderaj, e ka konfirmuar Sami Lushtakun si kandidatin e tyre për zgjedhjet lokale që mbahen në vjeshtë të këtij viti.

‘’Kryesia e degës dhe Hoxhaj, unanimisht kanë përkrahur kandidaturën e kryetarit të degës së PDK-së Sami Lushtaku për kryetar të Skenderajt për zgjedhjet lokale që do të mbahet në vjeshtë të këtij viti’’, thuhet në njoftimin e PDK-së.