Kosovë

Nis rregullimi i rrugëve të fshatit Bellanicë

 

Në fshatin Bellanicë të Komunës së Malishevës, ka filluar rregullimi i tetë segmenteve rrugore, në lagjet e këtij fshati.

Komuna e Malishevës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se këto rrugë kanë një gjatësi prej 1650 metrave dhe mundësohen nga buxheti i komunës.