Kosovë

Prizreni po bëhet gati për trajtimin e ujërave të zeza

 

Disa vite pas fillimit të punimeve, Impianti i Ujërave të Zeza në fshatin Vlashnje të Prizrenit është pothuajse gati për operim. Aktualisht, ky impiant është në fazën e testimeve, ani pse nga dhjetori i vitit të shkuar ka filluar trajtimi i ujërave të zeza.

Drejtuesit e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” dhe ata të Komunës së Prizrenit, të hënën, kanë theksuar se projekti i filluar në vitin 2012, tanimë është në prag të finalizimit. Sipas tyre Impianti për Trajtimin e Ujërave të Zeza për periudhën 6+6 muaj është në fazën e testimeve, gjatë të cilës kohë ujërat e zeza po trajtohen dhe se pas pastrimit po derdhen në lum.