Kosovë

40 raste aktive me koronavirus në Gjilan

Foto: Ilustrim
 

Gjilani është aktualisht komuna me më së shumti raste aktive me COVID-19 në vend. Numri i rasteve aktive është 40, pasuar nga Mitrovica me 28 raste, Ferizaj me 18, Prizreni 17, Lipjani me 14 e të tjera.

MSH-ja të dielën ka regjistruar 1 rast të vdekjes nga COVID-19, në Kosovë, 14 persona pozitivë dhe 12 pacientë të shëruar.