Kosovë

Asnjë i hospitalizuar për COVID-19 në spitalin e Vushtrrisë, 81 në të tjerët

 

Në Spitalin e Vushtrrisë nuk ka asnjë pacient që po trajtohet nga COVID-19, ndërkaq në spitalet e tjera dhe klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 81 pacientë, 29 nga ta të konfirmuar si COVID-19 pozitivë, 55 me oksigjeno-terapi dhe 3 në gjendje të rënduar shëndetësore, njoftoi SHSKUK-ja.

Njoftohet se në QKUK janë të shtrirë 61 pacientë, 13 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 3 në gjendje të rënduar dhe 42 me oksigjeno-terapi.