Kosovë

LDK-ja në Istog ia dërgon Kryesisë emrat e kandidatëve për kryetar të komunës

Foto: KOHA/Ilustrim
 

Besart Dreshaj, Besim Mulaj, Ilir Ferati, Shkëmb Manaj dhe Zenel Shatri, janë të propozuarit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Istog, për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale në këtë komunë.

Kryetari i Degës së LDK-së në Istog, Haki Rugova, i ka propozuar Kryesisë së LDK-së kandidatët për kryetar të komunës.