Kosovë

Debat në Lipjan për ndikimin e pandemisë tek të rinjtë

 

Organizata joqeveritare “YAHR” në Lipjan, ka organizuar një debat me zyrtarë të institucioneve publike lidhur me pasojat e mundshme që mund të kenë të rinjtë pas pandemisë COVID-19. Në këtë debat ishin të pranishëm psikologë, përfaqësues nga Policia e Kosovës, zyrtarë komunal dhe një grup të rinjsh të Komunës së Lipjanit.

Në këtë debat midis të tjerash u tha se pas përmbylljes së pandemisë tek të rinjtë mund të ketë stres të shtuar, pasivitet për aktivitete dhe çrregullime të ndryshme, andaj psikologët dhe zyrtarët e institucioneve publike kanë rekomanduar të rinjtë që të lexojnë sa më shumë libra psikologjike dhe të merren sa më shumë me aktivitete sportive dhe aktivitete të ndryshme.