Kosovë

Anton Quni – kandidat i LDK-së për kryetar të Prizrenit

Foto: Qeveria e Kosovës
 

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, do të jetë kandidati i kësaj partie për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet që do të mbahen në tetor.

Në prezantimin e kandidaturës së Qunit për kryetar të Prizrenit, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se “Quni do t’i japë Prizrenit gjithçka që një qytet kaq i bukur meriton”.