Kosovë

Haziri: Gjilani nuk rrezikohet nga vërshimet, por nga thatësia

vershimet
 

Qyteti i Gjilanit ka përjetuar vërshime nga reshjet e shiut gjatë së shtunës dhe së dielës. Për këtë, Komuna ka aktivizuar shtabin emergjent, me të cilin synon t’u dalë në ndihmë personave të prekur nga vërshimet. Në një konferencë të jashtëzakonshme, Haziri bëri me dije se kanë bërë 25 ndërhyrje, nga 52 kërkesat e qytetarëve për ndihmë.

“E vetmja ndërhyrje për evakuim ka qenë në rrugën ‘Deremhall’ që ne përmes drejtorisë për shpëtim dhe mbrojtje kemi reaguar për të larguar çdo tendencë. Gjilani nuk është qytet epik që rrezikohet nga vërshimet e ujit, ne rrezikohemi nga thatësia. Nuk ka nevojë për shqetësim, e për panik, ka nevojë me qenë më të kujdesshëm tek problemet që lidhen me podrumet dhe eventualisht një pjesë në zonën urbane uji nuk qëndron më shumë se pesë minuta, por nuk rrezikon banorë, shtëpi apo objekte kolektive. Por prezenca e veturave, kamionëve mund të jetë më kërcënuese sesa uji”, ka thënë ai, raporton KSP.