Kosovë

Një pjesë e Fushë-Kosovës pa ujë të pijshëm

Foto: KOHA
 

Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU “Prishtina” ka njoftuar se si pasojë e dëmtimit të linjës DN 200 mm, disa lagje të Fushë-Kosovës kanë mbetur pa ujë të pijshëm. Sipas “Prishtinës”, pa ujë të pijshëm kanë mbetur Bresja, Uglari dhe rruga “Nënë Tereza”.

“Dëmtimi është në mes të rrugës dhe në thellësi të madhe. Ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren intensivisht me sanimin e defektit. Furnizimi me ujë rikthehet pas sanimit, me ç’rast ekipet po punojnë me kapacitete të plota për punë që defekti të eliminohet sa më shpejt”, thuhet në njoftim.