Kosovë

Grafite kundër dhunës ndaj grave në Lipjan

 

Kolektivi për Mendim dhe Veprim ka njoftuar se ka vendosur grafite të ndryshme feministë në qytetin e Lipjanit kundër dhunës ndaj grave.

‘’Sonte aktivistet nga qyteti i Vushtrrisë bashkë me Kolektivin për Mendim dhe Veprim Feminist mbushën muret e qytetit me mbishkrime feministe të cilat shpërfaqin dhunën sistemike ndaj vajzave dhe grave. Duke e njohur shumësinë e formave të shtypjes së grave në kushtet e patriarkalitetit, aktivistet dhanë mesazhe revolte dhe solidariteti në luftën kundër çdo shtypjeje’’, thuhet në njoftimin e tyre.