Kosovë

Rahoveci shpall "qytetar nderi" ambasadorin e Shqipërisë

 

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, është nderuar me çmimin “Qytetar nderi” nga Komuna e Rahovecit. Këtë çmim që simbolizon angazhimin e tij për të mirën e qytetarëve të kësaj komuna, ia ndau kryetari Smajl Latifi.

Me këtë rast Minxhozi në fjalimin e tij në Kuvendin Komunal të Rahovecit tha se ndjehet i privilegjuar me këtë çmim, teksa kujton kohën kur filloi vizitat e para nëpër komuna.