Kosovë

Lokalizohet zjarri në malet e Rugovës

 

Ministri i Punëve të Brendshme Armend Mehaj ka bërë të ditur se është lokalizuar një zjarr që ka shpërthyer në malet rreth Shtupeqit të Madh të Rugovës, pas ndërhyrjes së Regjimentit të Dytë të Forcave Tokësore dhe njësisë së zjarrfikjes së Gardës Kombëtare të FSK-së, përfshirë edhe KFOR-in me dy helikopterë nga ajri.

Në një postim në Facebook, ministri Mehaj ka bërë të ditur po ashtu se ka kontaktuar me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të KFOR-it, gjeneralin amerikan Maier me të cilin është koordinuar për ndërhyrjen nga ajri me dy helikopterë.