Kosovë

PDK-ja zyrtarizon kandidatin për Kamenicën

 

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Kamenicë, ka konfirmuar se Muhamet Kallaba do të jetë kandidati i kësaj partie në këtë komunë për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Kallaba mori besimin e plotë të të gjithë të pranishmëve, pa pasur asnjë votë kundër, siç thuhet në njoftim.