Kosovë

Shpërthejnë dy vatra zjarri në Malishevë

 

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se të mërkurën, në orët e pasdites, në fshatin Lladrovc, kanë shpërthyer dy vatra zjarri fushore dhe malore.

“Sot në orët e pasdites, në fshatin Lladrovc të Komunës së Malishevës, kanë shpërthyer dy vatra zjarri fushore dhe malore, por falë angazhimit të njësisë së zjarrfikësve, ekipeve tjera komunale, policisë dhe vullnetarëve, është arritur të lokalizohet zjarri. Në këtë moment, ekipet përgjegjëse janë në terren duke e mbikëqyrë situatën me zjarre në këtë fshat, pasi për shkak të erës zjarri mund të përhapet prapë”, thuhet në njoftim.