Kosovë

VV-ja zgjedh Fejzi Kiqinën kandidat për kryetar të Drenasit

Foto: Koha / ilustrim
 

Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur Fejzi Kiqinën kandidat për kryetar të Komunës së Drenasit, në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor.

Këshilli i Qendrës së LVV-së ka votuar unanimisht për Kiqinën, ka njoftuar Enver Dugolli nga kjo parti.