Kosovë

Çmimi i rrushit preokupimi kryesor aktual i vreshtarëve të Rahovecit

 

Vreshtarët e Rahovecit aktualisht preokupim kryesor e kanë çmimin që do të ketë rrushi në treg.

Habib Dina, nga shoqata "Kultivuesit e rrushit" thotë se thënia që "çmimin e përcakton tregu" nuk vlen për vreshtarët e Rahovecit dhe të Kosovës. Ai shprehet se këtu bëhet fjalë për një "treg të kapur", nga dogana e Kosovës dhe përpunuesit vendor.