Kosovë

Qëndron Kastrati rikandidon për kryetar të Kamenicës

 

Kryetari aktual i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka njoftuar se do të rikandidojë për të parin e kësaj komune në zgjedhjet e 17 tetorit. Përmes Facebookut, Kastrati ka folur për kandidatët që lista e tij do t’i ketë në këto zgjedhje.

“E gjithë lista përfaqëson program e gjeografi. Mbi te gjitha perfaqëson synimin për barazi. 29 emra, secili më i vlefshëm se tjetri. Të radhitur me short sepse jemi bashkë në këtë projekt. Një grua shembullore, arkitekte e suksesshme në Zvicërr, Albina ka vendosur që të kthehet në Kosovë. Interesimi i saj për zhvillimet në Kamenicë ka qenë i vazhdueshëm dhe gatishmëria e saj për të kontribuar në vendin ku u lind e u rrit është e pashembullt. Së bashku do të punojmë për projekte zhvillimore për të ardhmen e Kamenicës”, ka shkruar i pari i Kamenicës që është pjesë e Partisë Socialdemokrate (PSD).