2 perditesime
09:15

Kthehet sistemi i vaksinimit në Podujevë

Pas pothuajse gjysmë ore është lëshuar sistemi i vaksinimit në qendrën e vaksinimit në Podujevë.

Ende vazhdon të jetë numër i madh qytetarëve të cilët presin ta marrin vaksinën.

Vaksinimi nuk po bëhet sipas terminëve, por sipas rendit të krijuar të qytetarëve.

Radhë janë krijuar edhe për të bërë terminë për vaksinim në Qendër pasi që nuk i kanë bërë përmes sistemit online E-Kosova.

 

09:02

Bie sistemi i vaksinimit në Podujevë

Në Qendrën e vaksinimit në Podujevë ka rënë sistemi i vaksinimit. Kjo ka bërë që procesi të shkojë më ngadalë e që i ka kontribuuar edhe rritjes së grumbujve të njerëzve.

Stafi shëndetësor i pranishëm, në mungesë të sistemit të të dhënave është duke i plotësuar me dorë, gjë që po shkakton vonesa në vaksinim.

Që prej mëngjesit, numër i madh i njerëzve janë parë në këtë qendër e të cilët janë duke u vaksinuar me rend dhe jo me terminë.

08:35

Tollovi në qendrën e vaksinimit në Podujevë, nuk po respektohen terminët

Tollovi janë krijuar në qendrën e vaksinimit në Podujevë.

Një numër i madh i qytetarëve po presin të vaksinohen, ndërsa nuk po respektohen terminët, por vetëm futja me rend brenda qendrës. Para derës së qendrës shihet një zyrtar policor duke mbajtur rendin.

Vetëm deri në orën 8:30 të enjten në Kosovë janë vaksinuar 2280 qytetarë, ndërsa në nivel vendi në total janë administruar 647.020.