Kosovë

Haziri kërkon vaksinim 24 orë në 7 ditë

 

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pas takimit me komitetin për menaxhimin e pandemisë Covid-19, në bazë të vlerësimeve ndërinstitucionale, vlerëson një gjendje të tendosur dhe kronikë e zezë, për shkak se janë aktive 1063 raste me COVID-19.

“Ky është numri më i madh i të infektuarve në Komunën e Gjilanit dhe deri më tani 150 qytetarë kanë humbur jetën. Kjo është gjendje shumë e rëndë dhe kërkon bashkëpunim të përgjithshëm, në respektim të masave mbrojtëse dhe vaksinim. Në regjistrin e vaksinimit konfirmohet se deri mbrëmë janë dhënë 34475 vaksina. Është e vetmja mënyrë për rritje të imunitetit kolektiv, prandaj apeloj që të vaksinoheni sa më shumë, sepse kështu mund të tejkalojmë më lehtë infeksionin. Vetëm me vaksinim, mund ta ruajmë jetën, familjen por edhe vendin e punës”, ka thënë Haziri.