Kosovë

Aprovohet kërkesa e INFRAKOS-it, ndalohet zgjerimi i rrugës në pronë të hekurudhës në Drenas

 

Gjykata Themelore e Prishtinës ka aprovuar kërkesën e INFRAKOS-it për të caktuar masën e përkohshme të sigurimit, duke ndaluar kështu Komunën e Drenasit që të marrë veprime dhe kryerje të punimeve në zgjerimin e rrugës “Ilaz Kodra” në Drenas, duke filluar nga Stacioni Hekurudhor, në anën e djathtë të hekurudhës, në drejtim Drenas – Pejë e deri te kufiri me oborroin e stacionit të autobusëve në Drenas, në gjatësi 450 metra.

INFRAKOS-i kishte parashtruar kërkesë për masë të përkohshme të sigurimit duke kërkuar të ndalohen punimet në pronën e saj.