Kosovë

Në Malishevë janë administruar 25 mijë vaksina anti-COVID

Pamje nga Qendra e Vaksinimit - Malishevë
 

Deri tani, në Qendrën e Vaksinimit në Malishevë janë administruar 25 mijë vaksina anti-COVID dhe janë vaksinuar 32 për qind e të planifikuarëve, ka njoftuar shefi i Shërbimit të Vaksinimit në QKMF-në e Malishevës, Shkëlzen Sahitaj.

Ai ka thënë për KOHËN se në Qendrën e Vaksinimit ka vaksina të mjaftueshme, si dhe ka interesim të duhur për vaksinim.