Kosovë

51 pacientë me koronavirus po trajtohen në Spitalin e Gjakovës

Foto: KOHA
 

Në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë po trajtohen 51 pacientë me koronavirus. Drejtori i Spitalit, Hilmi Shala, i ka thënë KOHËS se 30 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe 1 në CPAP maskë.

Shala ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit të gjithë pacientët e testuar për COVID-19 kanë rezultuar negativ.