Kosovë

51 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

Foto: KOHA
 

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po trajtohen 51 pacientë për koronavirus. Spitali njofton se 37 prej tyre janë në oksigjenoterapi, 7 në CPAP maskë dhe 6 në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 4 pacientë.