Kosovë

Pensionistët insistojnë në ndërtimin më të shpejtë të objektit në Ferizaj

 

Ndërtimin e një objekti për ta, pas rrënimit të mëparshmit në kuadër të projektit “Bashkimi i qytetit” në Ferizaj, po e kërkon Shoqata e Pensionistëve në këtë qytet.

Për këtë gjë institucionet komunale kishin lidhur marrëveshje me përfaqësuesit e shoqatës rreth dy vjet më parë, por deri më tash nuk ka lëvizur asgjë konkrete në këtë drejtim.