Kosovë

Dega e Kryqit të Kuq në Gjakovë e mobilizuar për nevojtarët në muajin e solidaritetit

Selia e Kryqit të Kuq-Gjakovë
 

Dega e Kryqit të Kuq në Gjakovë është mobilizuar si kurrë më parë që t'u dalë në ndihmë nevojtarëve, në këtë tetor që njihet si "muaj i solidaritetit".

"Jemi mobilizuar maksimalisht të grumbullojmë ndihma nga qytetarët, në artikuj ushqimor, higjenik, shtrojë, mbulojë, veshmbathje", ka treguar për KOHËN, Fllanza Bakija-Lama, sekretare e degës së Kryqit të Kuq në Gjakovë.