Kosovë

Vetëm 25 për qind e komunitetit ashkali në Lipjan është vaksinuar kundër Covid-19

Foto: KOHA
 

Prej rreth tre mijë banorë sa ka komuniteti, Rom Ashkali dhe Egjiptian në Komunën e Lipjanit, vetëm 25 për qind e tyre janë imunizuar me vaksina kundër Covid-19.

Kjo ka bërë që zyrtarët në Qendrën e Vaksinimit në Lipjan të kërkojnë nga ky komunitet ta marrin vaksinën me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të të gjithëve.