Kosovë

​Quni uron Haskukën e Totaj, i porosit t’i përmbushin premtimet elektorale

 

Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit, Anton Quni ka uruar kundërkandidatët nga Lëvizja Vetëvendosje, Mytaher Haskuka dhe PDK Shaqir Totaj të cilët me 15 nëntor do t’i hyjnë garës edhe njëherë, pasi komuna mbeti në balotazh.

Ai ka thënë se megjithëse nuk arritën të hyjnë në balotazh, i gëzon fakti që LDK ka shënuar ngritje të theksuar të votave nga zgjedhjet e fundit. Kjo, sipas tij, i motivon që të mos ndalen, të punojnë, të riorganizohen që tani për t’u ngritur e për t’u fuqizuar.