Kosovë

Kusari-Lila: Shkëputja e qeverisjes klienteliste është e domosdoshme për Gjakovën

 

Kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se në rrafshin politik, zgjedhjet lokale në komunën të cilën ajo pretendon ta fitojë, janë zgjedhje të cilat sikur në nivelin nacional, synojnë të ndryshojnë një mendësi dhe qeverisje e cila nuk e ka objektivë interesin e përgjithshëm, por interesin e përvetshëm dhe klanet përfituese rreth kryetarit në largim.

Sipas saj, të ndryshosh dhe shkëputësh këto lidhje nuk është e lehtë, ashtu sikur nuk ishte e lehtë të vazhdohet me rizgjedhje pas mandatit të saj të parë si Kryetare e komunës.