Kosovë

Banorët kërkojnë që “Pishat e Shakovicës” të shpallen park rajonal

 

Banorë të disa fshatrave të Komunës së Podujevës po kërkojnë që vendi “Te pishat e Shakovicës” të shpallet park rajonal.

Iniciativën për këtë e ka marrë kryetari i Këshillit Drejtues të shkollës “Ilir Konushefci” në fshatin Lluga, Hysni Zhitia, i cili ka thënë se më herët shkollat e kësaj ane deri në klasën e tetë të gjitha shëtitjet i organizonin këtu.