Kosovë

Kandidatë të të gjitha partive në Podujevë kërkojnë rinumërim të votave

 

Rinumërim të tërësishëm po kërkojnë disa kandidatë për Kuvend Komunal të Podujevës të partive të ndryshme politike në këtë komunë. Ata po dyshojnë se votat e 17 tetorit janë keqpërdorur nga komisionerët e partive politike. Sipas tyre, ka kandidat për Kuvend Komunal që nuk i figuron askund as vota e vet.

Iniciativën për këtë e ka marrë, Argjend Softolli, kandidat për KK të Podujevës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Ai është duke mbledhur nënshkrime edhe nga kandidatë tjerë për Kuvend Komunal nga të gjitha partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale.