Kosovë

Pastrohet Liqeni i Batllavës, apelohet që të mos ndotet uji

Foto: KOHA
 

Organizata Sundimi i Demokracisë në Kosovë (SDK) ka organizuar aktivitet për pastrimin përreth liqenit duke vendosur edhe tabela që bartin mesazhe për vetëdijësimin qytetarë ndaj ruajtjes së ujit të pijshëm në Liqenin e Batllavës.

SDK nëpërmjet një komunikate thotë se është e përkushtuar që nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme të ndikojë në rritjen e vetëdijes qytetare dhe njëkohësisht të avokojë te institucionet, për përkujdesjen ndaj ujit në Liqenin “Batllava”.