Kosovë

Komuna kërkon nga banorët e Hencit të mos e përdorin ujin e puseve

 

Zyrtarët komunalë të Fushë-Kosovë kanë kërkuar nga banorët e fshatit Henc që të mos e përdorin për pije ujin e puseve derisa të dalin rezultatet e mostrave që i ka marrë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP).

“Njoftohen të gjithë qytetarët e fshatit Henc se IKSHPK ka marrë mostrat e ujit të puseve për analiza kimiko-bakterologjike, prandaj ju bëjmë apel qytetarëve që të mos e përdorin këtë ujë për pije deri në shpalljen e rezultateve nga IKSHPK. Rekomandojmë qytetarëve të këtij fshati që ta përcjellin uebfaqen e komunës së Fushë Kosovës pasi që sapo të dalin rezultatet nga IKSHPK, inspektorati sanitar i komunës do të ju njoftojë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Fushë-Kosovës.