Kosovë

Gjini: Ndërtimi i rrugës Dollc-Gjakovë po i sjell dëme ekonomisë

 

Rizgjedhja e Ardian Gjinit edhe për një mandat në krye të Gjakovës, do të nis me punë të mëdha, që nga konstituimi i asamblesë komunale e deri të planifikimi i buxhetit për vitin 2022, raporton Ekonomia Online.

Ardian Gjini që në zgjedhjet e 14 nëntorit u konfirmua edhe për një mandat në ulëse të kryetarit, ka thënë se projektet që janë paraqitur në fushatë do të finalizohen këtë mandat.