Kosovë

Një pikë transferi për mbeturinat, nevojë jetike e “Ecoregjionit” në Malishevë

 

Njësia e “Ecorgjionit” në Malishevë e ka nevojë jetike një pikë transferi të mbeturinave, por nuk po arrin ta sigurojë atë. Kështu ka thënë për KOHËN, Sejdi Paçarizi, përgjegjës i kësaj njësie. Një pikë transferi e ka pasur më herët kjo njësi në afërsi të selisë së saj në periferi të Malishevës, por atë e ka ndaluar inspektorati dhe tash e sa kohë njësia e “Ecoregjionit” detyrohet që çdo ditë t'i transportojë mbeturinat për në pikën kryesore në Landovicë.

“Po detyrohemi t’i dërgojmë mbeturinat çdo ditë në Landovicë dhe kjo po sjell shpenzime enorme në karburante si dhe amortizimin e automjeteve”, ka shfaqur brengën e tij Paçarizi.