Kosovë

Dëmtohet gypi në rrugën “Skënderbeu” në Gjakovë, banorët mbesin pa ujë

KRU Gjakova
 

KRU "Gjakova" ka njoftuar sot se gjatë punimeve në zgjerimin e rrugës, operatori ekonomik i kontraktuar nga Komuna e Gjakovës, ka dëmtuar gypin e furnizimit me ujë të pijshëm, në rrugën “Skënderbeu”.

"Si pasojë e këtij dëmtimi, jemi të detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë, për banorët e rrugëve 'Skënderbeu' dhe 'Besim Bishtazhini'. Ekipet tona janë duke punuar në sanimin e defektit për ta rikthyer sa më shpejtë furnizimin me ujë", thuhet në njoftimin e KRU "Gjakova" sh.a.