Kosovë

VV-ja e AAK-ja lëshojnë seancën solemne të KK të Pejës, s’pajtohen me ndryshimet në rend dite

Kuvendi Pejë
 

Seanca për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit Komunal të Pejës nisi solemnisht të martën, por nuk përfundoi për shkak se pas betimit të këshilltarëve dhe të kryetarit të komunës, këshilltarët e AAK-së dhe të LVV-së lëshuan seancën.

Ata nuk u pajtuan me vendimin e partisë kryesore, LDK-së.