Kosovë

Disa rrugë në Vushtrri do të mbyllen sonte, shkak punimet

 

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar se sonte prej orës 23:00 deri në orën 3:00, rruga nga fshati Lum i Madh, deri në fshatin Maxhunaj, do të jetë e bllokuar për qarkullim për shkak të punimeve në asfaltimin e përkohshëm.

Ministria ka bërë thirrje që për këtë arsye, të shfrytëzohen rrugën alternative.

“Ju lutemi që përgjatë kësaj kohe të shfrytëzoni Rrugën alternative Regjionale R220: Mitrovicë - Frashër - Bukosh - Druar - Mihajliç - Prilluzh ose Obiliq dhe anasjelltas”, thuhet në njoftim.