Kosovë

Kryetari Totaj dhe kuvendarët e sapozgjedhur të Prizrenit betohen më 10 dhjetor

 

Seanca inauguruese e Kuvendit të Komunës së Prizrenit është caktuar që të mbahet më 10 dhjetor 2021. Sipas ftesës së dërguar nga anëtari më i moshuar i përbërjes së re të KK-së së Prizrenit, në këtë mbledhje parashihet që të betohen kuvendarët e sapozgjedhur sikurse edhe kryetari, Shaqir Totaj.

“Ftoheni të merrni pjesë në mbledhjen e parë inauguruese të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, e cila do të mbahet me datë 10 dhjetor 2021. Gjithashtu, ju njoftoj se me këtë rast do të bëni betimin dhe do të nënshkruani deklaratën solemne për marrjen e detyrës së anëtarit të Kuvendit të Komunës së Prizrenit”, thuhet në ftesën e nënshkruar nga anëtari më i moshuar i KK-së, Hanefi Muharremi.