Kosovë

Personeli në QKMF të Pejës refuzoi vaksinimin e foshnjave

 

Sikurse në tërë vendin edhe personeli i qendrave të mjekësisë familjare në Pejë të enjten mbajtën grevën tetorëshe me kërkesat për procedimin e Ligjit të pagave.

Gjatë kësaj greve kanë kthyer mbrapa pacientët që shkonin për shërbime mjekësore, në mesin e tyre edhe nënat që kishin shkuar për të vaksinuar foshnjat e tyre me vaksina të rregullta. “Bilem të sëmutin duhet me këqyr, mua prej shkollës më thirrën”, është shprehur nëna e një vajze që kishte nevojë për kontroll.